Borussia Dortmund është lideri i ri në Bundesliga, pas fitores prej 2-0 në transfertë te Nurnbergu, teksa presioni mbi përcjellësit vazhdon të rritet. Dortmundi e dominoi sfidën edhe pse ishte relativisht e bllokuar në pjesën e parë, më shumë për shkak të kushteve të rënduara klimatike. Sebastian Kehl në pjesën e dytë e kaloi në [...]
Edhe pse jemi në dimër dhe në mbarë kontinentin evropian mbizotërojnë temperatura të ulëta, në Bundesligë bën shumë ‘nxehtë’. Për herë të parë pas 20 vitesh, tri skuadrat e para në renditje kanë pikë të barabarta. Bayern Munich është lider falë golaverazhit më të mirë, por ngjitur me të janë Borussia Dortmund dhe Schalke. Kurse [...]
Schalke bëri zyrtarisht të ditur se ka nisur bisedimet me sulmuesin spanjoll, Raul, në lidhje me kontratën e re. Drejtori Sportiv i klubit, Horst Heldt tha se u takua fillimisht me përfaqësuesin e lojtarit, Gines Carvajal. “Po, pata një bashkëbisedim të këndshëm”, tha Heldt për gazetën Bild, duke shtuar se në takim u shkëmbyen ide [...]
Drejtori sportiv i Schalkes, Horst Heldt, i ka mohuar fjalët se Jose Maria Gutierrez – Guti mund ta veshë fanellën e klubit nga Gelsenkirchen. Që pas largimit nga Besiktasi në nëntorin e kaluar, 35-vjeçari është lojtar i lirë, ndërsa AS spekuloi se ai ka arritur marrëveshje me klubin ku luan ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Raul. [...]
Mesfushori i talentuar i Dortmundit, Mario Gotze, është lënë jashtë skuadrës që do të përballet me Hoffenhemin të dielën. 19 vjeçari ka vuajtur nga një problem së fundmi dhe Klopp ka konfirmuar për Sky Sports se lojtari nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e radhës të ekipit kampion. Ky lajm nuk është i mirë [...]
Borussia Dortmund rikthehet me mendësi fituesi në ndeshjen e parë të vitit 2012 duke shkatërruar 5-1 Hamburgun në transfertë, çka u lejon kampionëve të kapin në krye të klasifikimit Bayern Mynich dhe Schalke 04 me nga 37 pikë. Grosskreutz hapi serinë e golave në minutën e 16 dhe më pas vijuan me nga një dygolësh [...]
Bayerni i Munichut ka pësuar humbje në transfertë te Borussia Monchengladbach me rezultat 3-1, duke filluar kështu keq pjesën e dytë të sezonit në Bundesliga. Bayerni e filloi shumë keq këtë takim. Ishte i shumëkërkuari, lojtari i ardhshëm i Dortmundit, Marco Reus ai që shënoi i pari pas 11 minutash lojë për 1-0. Epërsinë e [...]
Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, ka sulmuar pronarët e Manchester United, familjen Glazer. Hoeness akuzoi miliarderin amerikan Malcolm Glazer se atij nuk po i intereson fare futbolli dhe se po tenton vetëm që të fitojë para nga klubi. “Para se ta blente Manchester Unitedin, ai nuk e ka ditur se ekziston ajër në [...]
Tifozët e Borussia Dortmund do të protestojnë së bashku me ata të Hamburgut “kundër çmimeve abuzive të biletave për ndeshjet e Bundesligës”. “Të gjithë duhet të kenë të drejtën të shohin ndeshjet e futbollit”, është shprehur Marc Quambush, lideri i tifozëve verdhezinj për ‘Bild’. Në fakt Gjermania ka çmimet më të ulta të biletave nga [...]
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Lala po mendon tërheqjen nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni. Por mes dilemës për një post drejtes te Hanoveri, dhe një roli të kufizuar në fushë, futbollisti energjik është bërë protagonist gjatë në një ndeshje me ekipin e tij. Altin Lala humbi durimin gjatë përballjes [...]
Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels insiston se rivali Bayern Munich mbetet favorit për të fituar titullin në Bundesligë këtë sezon. Pavarësisht se kampioni në fuqi, Dortmund, ka vetëm tri pikë më pak se bavarezët pas pushimit dimëror, Hummels beson se Bayern është skuadra që duhet mposhtur në garë për titull gjatë pjesës së dytë [...]
Lojtari më egoist në botë, Arjen Robben, mendon se virtyti i tij i shumë kritikuar mund të jetë shpeshherë edhe pozitiv. Ishte Robben ai që i humbi Holandës titullin e Kupës së Botës kur në finale ndaj Spanjës nuk shënoi raste të pastra edhe pse kishte mundësi për të bashkëpunuar me lojtarët. “Sulmuesit duhet të [...]
Kryetari i Schalkes, Clemens Tonnies, është shprehur i bindur se legjenda spanjolle, Raul Gonzalez, do ta vazhdojë kontratën me klubin gjerman. Ish- sulmuesit të Real Madridit i skadon kontrata me klubin nga Gelsenkirchen, ndërsa drejtuesit e Schalkes duan ta mbajnë atë më gjatë. “Unë kam një ndjenjë të mirë rreth zgjatjes së kontratës së tij. [...]
Mesfushori ofanziv i Bajernit të Munihut, Bastian Shvajnshtaiger, ka dhënë një deklarat paksa nënçmuese për kampionen në fuqi të Bundesligës, Borusia Dortmund. Borusia është e mirë, por Bajerni është shumë më i mirë. Nuk është kështu vetëm tash, por thjeshtë kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ata nuk pyetën asgjë për titull. Se kush do [...]
Futbollisti i Bajernit të Munihut, Frenk Ribery, nuk është aq i impresionuar me yllin e Borusisë së Dortmundit, Mario Gotze, për të cilin janë të interesuara shumica e klubeve të mëdha evropiane. Në vend të Gotze, Ribery më shumë do të kishte dëshirë ta shihte në radhët e skuadrës së tij sulmuesin e skuadrës dortmundase, Robert [...]
Drejtori i Bayern Munichut, Christian Nerlinger, ka thumbuar klubet angleze, Chelsea dhe Manchester City, duke thënë se ato janë klube që shpenzojnë pa kontroll, sikurse fëmijët për lodrat e tyre. “Mendoj se këto ditë nuk ka durim në futboll. Nëse Abramovich shpenzon 100 milionë në vit, sigurisht se ai dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve, [...]
Me 50 golat e shënuar për Bayern Munichun dhe përfaqësuesen e Gjermanisë gjatë vitit 2011, Mario Gomez ka fituar reputacionin e njërit prej golashënuesve më të rrezikshëm. Këtë sezon, deri më tash ai ka shënuar 16 gola në Bundesliga dhe shtatë të tjerë në Ligën e Kampionëve, ndërsa i pyetur nëse mund ta tejkalojë rekordin [...]
Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka deklaruar se qëllimi kryesor i tij këtë edicion është fitimi i titullit të Bundesligas për herë të parë në karrierë. “Dua ta fitoj ligën më në fund. Ky është qëllimi im kryesor”, është shprehur 25-vjeçari. Ndërsa më pas ai ka thënë se bavarezët kanë kualitet për të garuar [...]
Pas dy vitesh të vështira në fushë dhe jashtë saj, ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery ka treguar fytyrën e tij të vërtetë deri më tani gjatë këtij sezoni. Ai thotë se ndihet për mrekulli me gjigantin bavarez dhe mund të paramendojë veten përgjithmonë në Bayern. Francezi ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve, finalja e [...]
Presidenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, ka thënë se klubi bavarez për disa vite do të bëhet klubi më i pasur në botë për shkak të fitimeve dhe financave të shëndosha. “Ne do të jemi të lirë nga borxhi për stadiumin pas gjashtë apo shtatë vitesh. Dhe më pas do të jemi klubi më [...]