Ish nënkryetari i FIFA-s, Lennart Johansson, i ka bërë thirrje presidentit aktual Sepp Blatter të tërhiqet nga detyra. Suedezi, i cili ishte në krye të UEFA-s nga 1990 deri 2007, thotë se Blatter nuk është duke bërë sa duhet dhe ka ardhur koha të tërhiqet. Për pasardhës të zviceranit, ai e përkrah Michel Platinin. Ish [...]
Futbollistë të Real Madridit, përfshirë Cristiano Ronaldon, janë të afërt me të arrestuarin Lauro Sanchez Serranon, njëri prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë. Revista spanjolle Interviu ka njoftuar për lidhjet e ngushta të futbollistëve madrilenë me Serranon, i cili u bënte ‘dhurata’ atyre në shkëmbim për një ulëse në sektorin VIP të [...]
Tags: Kampionati Spanjoll
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është duke pritur që ndeshja ndaj Chelseat të dielën të jetë më e mbyllur se sa takimet e mëparshme mes dy skuadrave. “Ndeshja e kaluar kur ne fituam 3-1 ndaj Chelseat në Old Trafford ishte vërtet ndeshje e çmendur. Ka mundur të përfundojë 20-18. Nuk mendoj se do [...]
Tags: Kampionati Anglez
Njëri nga klubet më të mëdha në Skandinavi, FC Copenhagen i ka vënë syrin talentit kosovar Valon Berisha. Sipas televizionit norvegjez TV2, klubi danez po vëzhgon disa lojtar në Norvegji, derisa në mesin e tyre është edhe mesfushori i ekipit norvegjez Viking. Së fundi Berisha është zgjedhur talenti i vitit 2011 në Norvegji nga televizioni [...]
Mesfushori Shemsi Osmani (i mesmi në foto me ish-bashkëlojtarët e Prishtinës) ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën mitrovicase Trepça ’89. Kështu ka bërë të ditur të premten zyrtari i klubit “xehetar”, Ilir Bojku. “Me Shemsi Osmanin kemi nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë. Presim angazhim maksimal nga futbollisti dhe besoj [...]
Tags: Kampionati Kosovar
Klubi i futbollit i Uashingtonit, DC United njoftoi se ka blerë futbollistin 28 vjeçar nga Shqipëria, Hamdi Salihi. Futbollisti i talentuar Hamdi Salihi do t’i shtohet zyrtarisht formacionit të ekipit të Uashingtonit pas marrjes së vizës pas disa javësh. Menaxheri i ekipit, Dave Kasper shprehu kënaqësi që u arrit marrëveshja për përfshirjen e Salihit në [...]
Borussia Dortmund është lideri i ri në Bundesliga, pas fitores prej 2-0 në transfertë te Nurnbergu, teksa presioni mbi përcjellësit vazhdon të rritet. Dortmundi e dominoi sfidën edhe pse ishte relativisht e bllokuar në pjesën e parë, më shumë për shkak të kushteve të rënduara klimatike. Sebastian Kehl në pjesën e dytë e kaloi në [...]
Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton, do të dëshironte ta shihte yllin e Barcelonës, Lionel Messi në fanellën e Djajve të Kuq nga Old Trafford. Sidoqoftë, legjenda e United pranon se një transfer i tillë do të ishte i vështirë, përkundër dëshirës së tij të zjarrtë. “Messi do të ishte i mrekullueshëm për secilin [...]
Tags: Kampionati Anglez
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka marrë lajme të mira para ndeshjes ndaj Getafes që zhvillohet të shtunën, pasi mesfushori Xabi Alonso vazhdoi rregullisht stërvitjen. Ish-ylli i Liverpoolit nuk u stërvit të martën dhe të mërkurën për shkak të një lëndimi muskulor dhe ekzistoi frika se ai nuk mund të paraqitej ndaj rivalëve lokal [...]
Tags: Kampionati Spanjoll
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka pranuar se ai ishte frikësuar për një lëndim më afatgjatë të holandezit Wesley Sneijder pas dëmtimit të pësuar në supersfidën ndaj Palermos në mesjavën e kaluar. “Të gjitha testet ishin negative. Faleminderit Zotit që ai është mirë, pasi isha vërtet i frikësuar”. “Si trajner unë kurrë nuk dëgjoj gjëra [...]
Tags: Kampionati Italian
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron të rikthehet te Chelseat në fund të sezonit. Portugezi raportohet se do të largohet nga gjiganti spanjoll gjatë verës për t’u rikthyer në Angli. Dhe fituesi i dyfishtë i Ligës së Kampionëve, i cili ka fituar gjashtë trofe brenda tre vitesh në Stamford Bridge, dëshiron të rikthehet te [...]
Tags: Kampionati Spanjoll
Rezulton një bllof lajmi i dhënë disa kohë më parë nga mediat italiane, sipas të cilave, Lorik Cana nuk do të përfshihej në listën e lojtarëve të Edi Rejas për ndeshjet e Europa League. Fillimisht u mendua se dëmtimi i rëndë në shtyllën kurrizore që do ta mbajë jashtë edhe rreth 2 muaj, do ta [...]
Tags: Kampionati Italian
Derrick Rose është këndellur vonë në ndeshje për t’i ndihmuar skuadrës së tij Chicago Bulls të shënojë fitore të ngushtë 105-102 ndaj New York Knicks në Madison Square Garden. Knicks (8 fitore dhe 14 humbje këtë sezon) arritën të rikthehen nga disavantazhi prej 11 pikësh në mes të ndeshjes për të barazuar në 75-75 në [...]
Tags: NBA
Kur në mars të vitit të kaluar, Alban Ramaj, mori ftesën e fundit për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës, ai luante për Erzgebirge Auen në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Sulmuesi shpresonte që paraqitja në përfaqësuese do ta ndihmonte që të stabilizohej tek Aue apo që të bënte ndonjë hap para në karrierë, duke u [...]
Tags: Kampionati Kosovar
Boksieri legjendar, Aziz Salihu, druan se edhe lojërat olimpike “Londra 2012″ do të kalojnë pa Kosovën pjesëmarrëse të saj. Sipas tij, nëse gjerat ecin ashtu si janë duke ecur, atëherë është e sigurt se Kosova nuk do të ketë përfaqësues të saj në Olimpiadë. Për këtë është i sigurt, aq sa është edhe për rolin [...]
Tags: Boks
Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, thotë se ai po u kushton shumë pak vëmendje rekordeve të tij. Rekordi i ardhshëm i Giggs do të vijë pas edhe tre paraqitjesh, që do të shënojë ndeshjen e tij të 900-të për Djajtë e Kuq. “Vërtet kurrë nuk u kam kushtuar vëmendje atyre. Më e madhja ishte [...]
Tags: Kampionati Anglez
Fadil Vokrri do të udhëheqë futbollin kosovar edhe në katër vjetët e ardhshëm. Besimin për të udhëhequr Federatën e Futbollit të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar, Vokrri e fitoi të enjten në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, të mbajtur në Prishtinë. Kuvendi zgjati pak më shumë se gjysmë ore, ndërsa përveç kryetarit të FFK-së u [...]
Tags: Kampionati Kosovar
“Edhe pse nuk kemi luajtur jemi ende të parët në renditje.” Kështu ka shkruar Alessandro Del Piero në faqen e tij zyrtare në internet. “Dita e djeshme na lë sërish në krye të klasifikimit. Me një pikë avantazh ndaj vendit të dytë e me një ndeshje më pak duhet të tregohemi të zotët që të [...]
Tags: Kampionati Italian
Radamel Falcao është i ngazëllyer me formën që po kalon së fundi me Atletico Madrid. Sulmuesi kolumbian ka luajtur një rol kyç në tre fitoret radhazi të Atleticos duke shënuar pesë gola dhe është i kënaqur me suksesin e fundit të klubit. “Puna që kemi bërë, sakrifica, të gjitha po paguhen. Skuadra është e vetëdijshme [...]
Tags: Kampionati Spanjoll
Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, thotë se Topçinjtë nuk e shfaqin potencialin e tyre të plotë në fushë. “Mendoj se ka shumë hapësirë për përmirësime. Ne kemi një skuadër të mirë dhe potencial të mirë, por ne duhet të jemi të mirë në fushë. Për momentin ne nuk i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë”. “Ne gjithmonë [...]
Tags: Kampionati Anglez