Posts Tagged ‘Hendboll’

Shndërrimi në fuqi rajonale “brenda natës”

Skuadrat kosovare shpejt edhe mund të lejohen të marrin pjesë në garat ndërkombëtare, por gjendja e tanishme e sportit kosovar, sipas ekspertëve, veç një gjë garanton tash për tash – koritjen, siç edhe po bëjnë skuadrat e hendbollit, që janë të vetmet që lejohen të garojnë në Evropë nga stinori 20056. Por, në gjithë këtë [...]

Tags:

Skuadrat e hendbollit me fat, shmangin skuadrat e forta

Federata e Hendbollit e Kosovës ka vlerësuar se tri skuadrat në konkurrencë të meshkujve që do të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare kanë pasur fat në parashortin e hedhur nga EHF-ja, thuhet në një njoftim të FHK-së të martën. FHK-ja ka vlerësuar se skuadrat kosovare, Kastriotin, Besa Famiglian dhe Prishtinën i pret kundërshtarë mesatar në [...]

Tags:

Qerimi emërohet në krye të KH Kastrioti

Ish-hendbollisti i gjeneratës së artë së Borcit të Ferizajt, Besim Qerimi, do të drejtojë skuadrën e Kastriotit në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kastriotit, Lulzim Abazi, të dielën. Ai bëri të ditur se Qerimi ka firmosur kontratë njëvjeçare me ekipin ferizajas. Qerimi në [...]

Tags:

Thumbon FHK-në, Kastriotin e udhëheqin nip e dajë

“Në KH Kastrioti duhet të largohet familjarizimi dhe jo nipi e daja të udhëheqin klubin”, ka thënë Skënder Sahiti, ish-hendbollisti (portieri) i gjeneratës së artë, duke shtuar habitshëm si FHK-ja mund të shkojë në çdo mbledhje të EHF-it e të harxhojë mjetet materiale!   Ish-hendbollisti (portieri) i gjeneratës së artë, Skënder Sahiti, njëherësh ish-trajner i [...]

Tags:

Kosovës i rritet numri i skuadrave në kupat evropiane

Kërcënimi i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) se do të përgjysmojë numrin e skuadrave kosovare që do të marrin pjesë në kupat evropiane, nga katër sa ishin stinorin e shkuar në dy, ka dalë të jetë “blof”. Kjo, pasi EHF-ja ka rritur numrin e skuadrave kosovare. Në stinorin 2011\12, në kupat evropiane do të marrin [...]

Tags:

Kastrioti e mbrojti titullin

“Punën time e kam kryer me sukses. Nga e diela (me 29 maj) më ka skaduar kontrata dhe tash në një farë forme nuk jam trajner i kësaj skuadre”, ka thënë Sami Çerkini. Skuadra e hendbollit Kastrioti i Ferizajt, është kampion i ri i Kosovës në konkurrencën e meshkujve. Me një fjalë, ferizajasit e mbrojtën [...]

Tags:

Pengesë Komiteti Olimpik ndërkombëtar!

Kërkesa e Federatës së Hendbollit e Kosovës fare nuk është futur në votim në Kongresin e Federatës së Hendbollit Evropian (EHF-i), e cila është mbajtur në Koln të Gjermanisë. Sipas zyrtarëve të FHK-së, pengesë për pranim me të drejta të plota është Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. “Kërkesa e FHK-së fare nuk është futur në votim, por [...]

Tags:

Vështirë për Shqiponjën e Kosovën

Në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, është hedhur shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll (femrat). Fituesja e Kupës, Kastrioti i Ferizajt, do të takohet me Shqiponjën e Gjakovës, kurse kampionet në fuqi, Prishtina ballafaqohet me Kosovën e Vushtrrisë. Shqiponja dhe Kosova vërtetë do të kanë shumë vështirë të përballen me [...]

Tags:

Dikur temperament, sot shembull

Kastrioti i Ferizajt dhe Besa Famiglia nga Peja, janë dy rivalët e vetëm që pretendojnë titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e meshkujve. Fundjava e shkuar na e dha kryendeshjen e stinorit, të Superligës, ndërmjet këtyre dy skuadrave, të cilat dëshmuan përkushtim dhe cilësi në lojën e hendbollit. Besa Famiglia, [...]

Tags: , ,

Kastrioti mbetet pa kryesi

Kampioni aktual i Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, Kastrioti ka mbetur pa udhëheqësi. Pas dorëheqjes së kryetrajnerit Skënder Sahiti, klubin ferizajas e kanë braktisur edhe anëtarët e tjerë të kryesisë, shkaku i krizës financiare me të cilën po ballafaqohet klubi bardh e kaltër. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i deritanishëm i këtij klubi, [...]

Tags:

Kabashi e Xhemaili, më të mirët e vitit

Enis Kabashi dhe Mimoza Xhemaili janë shpallur hendbollistët më të mirë të vitit 2010 në konkurrencat përkatëse. Klubi më i mirë i meshkujve u zgjodh Kastrioti, kurse në atë të femrave, Prishtina. Trajneri më i mirë ishte Ismet Jupa, ndërsa gjyqtarët më të mirë, Afrim Azemi e Eshref Beqiri. Enis Kabashi është shpallur hendbollisti më [...]

Tags:

Hyseni: Trofetë, ku tjetër pos në Prishtinë!

Njëra prej hendbollisteve më meritore që është Prishtina kampione në fuqi dhe kampione e vjeshtës, Lumnije Hyseni, tha se është kënaqësi të luash në petkun e kësaj skuadre që ka traditë të gjatë të kësaj loje. Ish hendbollistja vushtrriase, që ka një kohë që luan me bardhëkaltrat theksoi se përveç që do të mbrojnë titullin [...]

Tags: , ,

Besa “nokautohet” në Gjermani

Hendbollistët e Besa Famiglias kanë pësuar humbje të thellë edhe në ndeshjen e dytë të rrethit të tretë të Kupës së Fituesve të Kupave. Besa të dielën u mposht nga skuadra gjermane Gummersbach me rezultatin 41:15. Takimi u luajt në Gummersbach të Gjermanisë. Skuadra kosovare humbi thellë edhe takimin e parë (46:15), të shtunën dhe [...]

Tags: , , ,

Besa vazhdon me fitore

Besa ka shënuar fitoren e tetë me radhë në Superligën e Kosovës në hendboll, ata këtë herë në kryeqytet u dashtë në djersitën mirë për të ngadhënjyer me rezultat 26:23 ndaj Prishtinës vendase. “I falënderoj hendbollistët për lojën angazhuese që kanë shfaqur. Këtë fitore e shënuam me plotë meritë, ndërkaq presim që në vazhdim të [...]

Tags: , , , ,

Muqolli arrestohet në Maqedoni

Hendbollisti i njohur kosovar, Arben Muqolli, është arrestuar nga policia maqedonase me kërkesë të Interpolit të Zvicrës. Ai para disa dite është ndaluar nga autoritetet në Maqedoni, ku po qëndron në paraburgim. Për mediat maqedonase lajmin e arrestimit të anëtarit të përfaqësueses së Kosovës në hendboll e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të [...]

Tags: , , , ,

KH Prishtina pa flamuj shtetërorë

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF-i) nëpërmjet një komunikate njofton Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe Federatën e Hendbollit të Rusisë, se nuk do të lejohen flamujt shtetërorë në ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe klubit rus, Kuban Krasnodar nga Rusia, e cila zhvillohet në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së EHF-it në palestrën e sportit [...]

Tags: , , , , , , ,

Nuk e ndal as mosha

Arben Muçolli ka qenë edhe kreator i fitores së Besa Famiglia nga Peja në ballafaqim me Kastriotin nga Ferizaj, në ndeshjen e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Pejanët shënuan fitore me rezultat 28:24, duke iu falënderuar edhe hendbollistit Muçolli, i cili shënoi dhjetë gola. Fitore që Besën e bënë edhe kryesuese [...]

Tags: , , , , , , ,

Kampioni pa respekt për Drenicën

Kastrioti i Ferizajt ka treguar lojë mjaft të mirë, duke shënuar fitore të lartë me 16 gola epërsi (35:19) në takim me skuadrën e Drenicës nga Drenasi, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve. Ferizajasit në edicionin e ri po dëshmohen super skuadër për rivalët dhe [...]

Tags: , , , , , , ,

Në hapje derbi në Pejë

Superliga e Kosovës në hendboll hapet të shtunën si në konkurrencën e meshkujve po ashtu edhe në atë të femrave. Në Superligë mund të veçohet derbi i javës së parë në Pejë në mes Besa Famiglisë dhe Prishtinës. Pejanët llogariten si të favorizuar, por edhe Prishtina ka skuadër që synon të kthehet me pikë nga [...]

Tags: , , ,

Kastrioti në kaos

Kryesia e klubit Kastrioti (meshkujt) e ka bërë gati ‘fshesën’, ndërsa disa hendbollistëve për mosangazhim sa duhet do t’u zbritet edhe paga dhe katër prej tyre pritet të suspendohen. Në klub priten riorganizimet? Te femrat ka heshtje apo nuk flitet para medieve? Edhe te femrat priten spastrime të reja! Është mbushur kupa te kryesia e [...]

Tags: , , , , , ,